VV: Qeveria dështoi në mbrojtjen e pacientëve dhe punëtorëve

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 13:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me konferencë për media, me rast ka adresuar kritika ndaj qeverisë në largim, raporton EkonomiaOnline.

Kjo parti po vlerëson se qeveria Haradinaj dështoi në mbrojtjen e punëtorëve, por edhe pacientëve.

Deputetja Fatmire Kollçaku, fillimisht i shprehu ngushëllime familjes së gruas e cila mbeti e vrarë dje në Prizren, e që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Kollçaku tha se neglizhenca institucionale karshi këtij fenomeni vetëm sa do të shtojë numrin e viktimave.

“Shoqëria jonë e ka emergjente që t’u thotë jo dhunës ndaj grave. Hezitimet e sistemeve të drejtësisë për paralajmërimet e dhunës vetëm sa do të shtojnë numrin e viktimave duhet të jemi të pakompromis në këtë drejtim”, tha ajo.

Kollçaku u shpreh se situata e punëtorëve dhe pacientëve në Kosovë prej vitesh është duke u rënduar.

Fajtor për këtë ajo tha se janë dy dikasteret përgjegjëse, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Situata e punëtorëve në Kosovë dhe pacientëve është prej disa viteve duke u rënduar. MPMS-ja këto dy vite të qeverisjes i patën si 20 vite më parë, premtuan se do rrisin pagën minimale dhe dështuan, në Kosovë janë 17 mijë vende pune më pak. Premtuan se do të marrin masa për sigurinë dhe shëndetin në punë, dështuan. Premtuan reformë të sistemit pensional mirëpo dështuan plotësisht. Premtuan se do buxhetonin shtesat e fëmijëve po ashtu dështuan, punëtorët sot paguhen shumë pak dhe punojnë me orare të stërzgjatura pa pushim”, tha ajo.

Kollçaku shtoi se Qeveria Haradinaj së bashku me ministrat e saj, shkoi pa i përmbushë në tërësi premtimet e saj.

“Në Kosovë mbetesh në punë provuese me vite të tëra, ka të rinjtë që po i bëjnë 3 vite punë e ende nuk kanë kontratë pune. Së bashku me Ministrinë e Punës, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për cilësinë e jetës në vend. Sot ne jemi pa sigurime shëndetësore 20 vite pas çlirimit. Qeveria në tërësi shkoj pa i përmbushë premtimet e tyre. Çdo premtim i tyre duhet matur me dështime tashmë të deklaruara”, përfundoi ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme