Xani për “Ballkanin e Hapur”: Iniciativë që po përplasë lidershipin shqiptar, Kosova të jetë pjesë e saj

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 07:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdojnë të jenë të ftohta, si pasojë e marrëdhënieve personale të kryeministrit Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama, thotë për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

Xani vlerëson se mollë sherri ndërmjet lidershipit kosovar dhe atij shqiptar po mbetet “Ballkani i Hapur”, me ç’rast, thekson se kjo qasje nuk do t’i ndihmonte Kosovës e as Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që edhe Kosova të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, për të cilën thotë se i bën nderë Kosovës.

“Kjo pjesë është vërtetë delikate tani më. Por, duhet ndarë në dy pjesë. Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë pa marrë parasysh se kush do të jenë kryeministrat, konsideroj që janë të pacenueshme edhe të pa rrezikuara. Ndërkaq marrëdhëniet personale nëse mund t’i ndajmë ashtu, mes kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë pothuajse ka një ftohje ose një shkëputje, për shkak se shohim që nuk ka një akordim të aktivitet të tyre politike dhe diplomatike. Kjo nuk është një shenjë e mirë që mundet me i’u ndihmu të dy vendeve, për shkak që një koordinim dhe një afërsi më e përshtatshme e më e afërt në mes të dy vendeve sigurisht edhe aspektin ndërkombëtar dhe përfaqësimi i tyre do të ishte më i suksesshëm, karshi në arenën ndërkombëtare dhe në bashkëpunimet rajonale”, tha ai për EO.

Xani thotë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri do të duhej të ishin më të koordinuara, në mënyrë që Kosova nëpërmjet Shqipërisë të jetë më e përfaqësuar më mirë në arenën ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve realisht do të duhej të ishin më të koordinuara për shkak që edhe në të kaluarën kemi pa që nëse marrëdhëniet kanë qenë të koordinuara mirë edhe qëndrimet politike të përbashkëta mirë atëherë edhe interesat e të dy vendeve kanë qenë më të fuqishme dhe të prezantuara më mirë. Pra, ndryshe janë dy qëndrime në 6 vende të Ballkanit, ndryshe është një qëndrim në 6 vendet e Ballkanit. Ka rëndësi shumë të kemi akordim të politikës së jashtme, akordim te lobimet e ndryshme për interesat e përbashkëta. E dimë që Kosova nuk është në shumë mekanizma ndërkombëtarë e përfaqësuar dhe t’i shfrytëzoj këta mekanizma që Shqipëria është e përfaqësuar me qëllim që interesat diplomatike dhe promovimi i shtetësisë së Kosovës të jetë më i favorshëm”, u shpreh tutje ai.

Xani thotë se moszbatimi i obligimeve ndërkombëtare edhe në këtë rast “Ballkani i Hapur”, mund t’i rrezikoj raportet e Kosovës me ShBA-në. Ai ka ripërsëritur fjalët e ndërkombëtarëve se kjo iniciativë i bën nderë Kosovës.

“Kosova çdo herë obligimet ndërkombëtare është mirë që ti marr përsipër. E kemi edhe një obligim me marrëveshjen e Uashingtonit, ku është zotuar Kosova që do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur.” Gjithsesi, moszbatimi i një marrëveshje me Shtete e Bashkuara të Amerikës, rrezikon vërtetë raportet me ShBA. “Ballkani i Hapur” siç e kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështje ekonomike, i bënë mirë Kosovës dhe nuk e rrezikon e do të duhej të ishte Kosova pjesë e kësaj iniciative nëse do të ishte sipas rekomandimeve të ShBA dhe do të ishte e barabartë. Çdo përfaqësim tjetër jo në linjë me ShBA dhe jo e barabartë do të ishte e dëmshme për Kosovën”, tha Xani.

Të ngjashme