Xhafer Gashi takohet me ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mirëpritur sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Vizita e Ambasadorit ka filluar në shkollën fillore në Palaj, nga ku është bërë mbjellja e drunjve një aksion simbolik në mbrojtjen e ambientit dhe pikërisht në shkollën e cila shërben si shembull i multietnive.

Në takimin e zhvilluar në ambientin e komunës, Gashi ka njoftuar Ambasadorin Braathu për zhvillimin e projekteve, dinamikën dhe sfidat që Komuna e Obiliqit ka tani me rritjen e buxhetit, për trajtimin e barabartë të qytetatëve pa dallim etnie, në të njejtën kohë ka falënderuar atë për vizitën, bashkëpunimin dhe mbështetjen bërë Komunës së Obiliqit.

Në anën tjeter, Ambasadori Braathu ka përgëzuar Kryetarin Gashi për përkushtimin dhe angazhimin e tij në krijimin e një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Obiliqit dhe kontributin e tij në krijimin e një atmosfere të përshtatshme për gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Nga ky takim, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim dhe kordinim të vazhdueshem të planeve e projekteve për qytetarët.

Aktiviteti i sotëm u përmbyll në takim me të rinjët e Qendrës Rinore në Obiliq, Qendër kjo shembull për punën dhe përkushtimin me aktivitete për të rinjët e Obiliqit.


Të ngjashme