Xhemaj: Ishte takim i rregullt i Kryesisë së PDK-së, u bisedua për vizitën e Borellit

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 23:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Komunikimit në PDK, Bashmir Xhemaj, ka treguar në një konferencë para gazetarëve për mbledhjen e Kryesisë së PDK që u mbajt sonte nga ora 22:00.

“Ju faleminderit që jeni në këtë konferencë shtypi dhe për hirë të korrektësisë me ju dhe qytetarët e Kosovës, jam këtu ta konfirmoj në emër të Partisë Demokratike të Kosovës se mbledhja e Kryesisë së PDK-së është planifikuar të mbahet sonte në ora 19:00, por është shtyrë për në ora 22:00 për shkak të angazhimit të disa anëtarëve të Kryesisë dhe nuk është lënë për nesër paradite për shkak që disa anëtarë udhëtojnë jashtë Kosovës”.

“Ky takim i rregullt i Kryesisë së partisë nuk ka pasur kurrfarë urgjence siç u raportua orët e fundit por ka të bëjë me vizitën nesër në Kosovë të përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borell”, tha Xhemaj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se qëndrimet e plota të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë vizitë, formatin, agjendën dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi do të bëhen të ditura nesër përmes një konferencë shtypi që do të organizohet në seli të partisë.

Të ngjashme