Ymeri kritikon LDK-në për praninë e deputetes Rugova në Kuvend

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 11:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Social Demokrate,Visar Ymeri, ka thënë se seanca e thirrur nga qeveria është ndërhyrje në procesin e filluar.

Ymeri ka deklaruar se seanca e mbajtur ka shtuar rrezikun për vendin, raporton Ekonomia Online.

Ai kritikoi edhe LDK-në, për shkak se deputetja Teuta Rugova ishte ajo që bëri kuorumin për t’u mbajtur seanca, në të cilën është paraqitur delegacioni i propozuar nga qeveria për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Ishim dëshmitarë të një seance që e kanë thirrur me urgjencë si të jashtëzakonshme, e cila konsideroj që nuk është asgjë tjetër përveç se një ndërhyrje në një proces tashmë të filluar”.

“Për sot, si tri subjekte opozitare e kemi thirrë një seancë që është dashur të mbahet në orën 10. E kemi pasur një rezolutë që do të kthente çështjen e dialogut në kuvend e të mos i lihet një avanturieri të rrezikshëm, siç është presidenti Thaçi”.

“Konsiderojmë që kjo seancë e sotme vetëm sa po e shton këtë rrezik, këtë dëm dhe po e pamundëson që kuvendi të ushtrojë të drejtën e vet ekzekutive”.

Sipas Ymerit, bërja e kuorumit nga deputetët e LDK-së dëshmon që kjo parti po e ndihmon qeverinë aktuale, raporton EO.

“Mendoj që kjo sjellje kapak si inatçore nuk na çon askund. Nuk është një çështje e kthimit të bojkotimit. Ne seancën e kemi thirrë të parët dhe kjo seancë e thirrur është ndërhyrje”.

“Prej formimit të qeverisë, te demarkacioni e sot e pamë deputeten e LDK-së që e mundësoi kuorumin. Konsideroj që kjo është një mënyrë që koalicioni po ndihmohet nga opozita, nga LDK-ja”, shtoi Ymeri.

Të ngjashme