Zaev: Do ta dërgojmë ftesën që Kosova t’i bashkohet mini-shengenit

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për medie me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë ftesë Kosovës që të bashkangjitet në iniciativën rajonale të minishengenit ballkanik.

Zaev ka thënë se të premten do të takohet me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama ku edhe do të dërgojnë ftesën për Kosovën që t’u bashkohet në nismën rajonale.

 “Të premten e ardhshme do të kem takim me Vucic dhe Ramën dhe një nga pikat do të jetë kjo që të dërgojmë një ftesë të përbashkët. Presim që Kosova t’i bashkangjitet bashkëpunimit rajonal i cili e udhëheq Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Prishtina me qëllim që të jetë prioritet për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”, ka thënë Zaev.

Tutje, Zaev në fjalën e tij e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes e 4 shtatorit në Ëashington mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka mbështetur rifillimin e dialogut mes dy shteteve.

“E përshëndesim marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, dhe I japim përkrahje procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja” ,ka thënë Zaev

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme