Zbatimi i ultë i MSA-së, pengesë për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:45 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Implementimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim nga institucionet e Kosovës, po llogaritet të jetë në nivel të ultë. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se një ritëm i tillë i punës nga Qeveria e re do të sjellë pasoja të mëdha për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS, thotë se qeveritë paraprake nuk kanë arritur të dëshmojnë se kanë koordinim institucional për implementimin e MSA-së, e cila është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

“Marrëveshja për MSA është marrëveshja e parë dhe kontraktuale që Kosova ka nënshkruar me BE-në. Atëherë kur është nënshkruar kjo marrëveshje është identifikuara si arritje e madhe sepse BE-ja e ka konsideruar Kosovën si një vend që ka perspektiv evropiane. Tash 5 vite Kosova ka hartuar dy plane të veprimit për MSA-në është programi, program për zbatimin e MSA-së, është një program i veçantë dhe hartohet në baza 5 vjeçare. Kemi edhe iniciativën e dytë që erdhi dhe atëherë me kërkesë të komisionerit Johannes Hahn, e që është agjenda për Reforma Evropiane. Kjo e dyta është me afatshkurtër dhe ka për qëllim të përshpejtoj implementimin e disa masave që janë caktuar si prioritete brenda planit  të zbatimit të MSA-së. Ne çdo vit kemi bërë thirrje për nivelin e ultë të implementimit këtyre dy instrumente nga ana e institucioneve të Kosovës. As PKZMA e as ERA nuk kanë arritur mbi 60 për qind të implemntimit të masave dhe objektivat qe janë përcaktuar.  Kjo është në nivel jo të dëshirueshëm të implemtentimit dhe natyrisht ndikon direkt në implementimin e vet marrëveshjes së MSA-së. Qeveritë nuk kanë arritur të dëshmojnë se kanë një koordinim institucional por edhe një vullnet të shtuar institucional dhe objektiv për të implemntuar masat dhe objektivat që janë nën këto dy dokumente”, tha ajo.

 Tutje, Arifi thotë se mungesa e vullnetit për të çuar përpara këtë marrëveshje, është imazh i keq për Kosovën në aspektin integrues.

“Vet MSA-ja ka një rëndësi themeltare për Kosovën sepse jemi të dedikuar drejt rrugës evropiane. Nëse flasim në aspektet tregtare kjo marrëveshje përgatitë Kosovën që prodhuesit vendor dhe produktet te jenë të konkurrueshëm në tregun evropian; prandaj çdo stagnim i Kosovës, nënkupton mungesë të vullnetit dhe imazh të keq se sa është e përkushtuar drejt rrugës së saj integruese prandaj qeverisë së Kosovës nuk i mbetet alternativë tjetër për të çuar përpara këtë marrëveshje”, u shpreh ajo për Ekonomia Online.

Më tej, Arifi thekson se dy draftet për MSA-në janë në Qeveri, dhe tani vetëm mbetët të shtyhet përpara si agjendë.

“Të japim shifra është e pamundur… por natyrisht që pasojat do të jenë të mëdha për vet Kosovën si shtet aspirues për t’u integruar në BE. Pasi secili shtet në rajon tashmë e ka përfunduar MSA-në dhe janë në kapituj të tjerë. Për Kosovën mbetet e rëndësishme edhe plani për zbatim kombëtar të MSA-së edhe agjenda për reforma evropiane dy, të dyja janë drafte për momentin në Qeveri. i mbetet qeverisë që t’i miratoj”, tha ndër tjera.

Neni II i MSA-së, për ndërtimin e një dialogut mes shërbimit të Jashtëm diplomatik të BE-së dhe shërbimit të Jashtëm të Kosovës, nuk është implementuar aspak.

“Një aspekt shumë i rëndësishëm është neni dy i MSA-së. i cili kërkon ndërtimin e një dialogu politik në mes dy palëve, përkatësisht në mes të shërbimit të jashtëm diplomatik të BE-së apo siç njihet EEAS dhe shërbimit të jashtëm të Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishëm për shtetësinë e Kosovës, pasi kërkohet që palët të krijojnë një dialog për të harmonizuar të qëndrimeve të rëndësishme, e siç janë çështjet e ndryshme ndërkombëtare, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi rajonal. EEAS nuk e ka parë ende të gatshme për të filluar një dialog të tillë, qeveritë paraprake nuk kanë hartuar një dialog të tillë që është shumë i rëndësishëm për shtetësinë dhe fokusi duhet të jetë të ndërtimit të dialogut me shërbimin e jashtëm të BE-së”, u shpreh ajo.

Të ngjashme