Zëdhënësi i Qeverisë: Jemi të përfshirë në menaxhimin e pandemisë edhe në veri

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 16:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi  i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë për Ekonomia Online se autoritetet e Kosovës janë të përfshirë në menaxhimin e situatës së shëndetit publik në në komunën e Mitrovicës Veriore dhe në Zveçan.

“Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri  i kësaj ministrie. Arben  Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, tha Kryeziu.

Ai ka shtuar se po ballafaqohemi me një krizë shëndetësore për çka të gjitha institucionet e përfshira janë në koordinim të ngushtë që ta tejkalojnë ketë krizë sa më parë që është e mundur dhe sa më pak dëme e sa më lehtë.

“Ky virus nuk njeh racë e as nacionalitet prandaj trajtimi i tij mbi këtë bazë konsiderojmë se as nuk është i mundur e as nuk duhet të bëhet. Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar në implementimin e të gjitha masave të marra ndaj Covid-19. Të  masa kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve pa dallim”, shtoi Kryeziu.

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me Coronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.

Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, ka thënë Rakiq.

Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna.

Përjashtim bëjnë edhe ata që ofrojnë shërbime që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Të ngjashme