Zemaj-Qeverisë Kurti për shumën prej 5 eurosh për regjistrimin e veturave: Është hajni, është turp

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pasur kritika për Qeverinë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj e ka kundërshtuar propozimin për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në këtë pjesë, Zemaj e ka përmendur edhe shumën prej 5 eurove që do të paguhet për regjistrimin e veturave.

“Gati 400 mijë makina janë në Kosovë, e ju japet një tender një kompanie me tre persona të krijuar pak më parë, është hajni është turp, e keni marrë mandatin e po vazhdoni me vjedh edhe në hekurdhua. Këtë që po e bëni edhe atë që dojnë me dhanë kreditin kur te shohin do ta ndërprejn”, tha Zemaj në seancën e sotme.

Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.

Të ngjashme