Zëvendësshef i BE-së: Ligjet për të drejtat e njeriut nuk po zbatohen

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:24 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmes dy videove vetëdijesuese mbi të drejtat njerëzore, Zyra e BE-së në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësshef i Zyrës së BE-së, Roccardo Serri, deklaroi se duhet ende shumë punë në zbatimin mbi të drejtat e njeriut, pasi siç tha ai institucionet nuk janë në rrugën e duhur.

Serri theksoi se korniza ligjore nuk është e mjaftueshme dhe zbatimi nuk është në nivel të duhur.

“…çdo njeri trashëgon të drejtat njerëzore pavarësisht gjinisë, ngjyrës, gjuhës, pronës e të tjera. Ka shumë që duhet të bëjmë për gjëra që nuk po shkojnë në rrugën e duhur”.

“Nuk po flas vetëm për Kosovën, por në përgjithësi ka zhvillime që janë brengosëse edhe në shtet tona anëtare. Të drejtat e njeriut janë vështirë të përkufizohen dhe ndryshojnë me kalimin e kohës”.

“Ka sfida në Kosovë dhe korniza ligjore nuk është e mjaftueshme. Ka raste kur flasim për zbatimin. Paketa e anti-diskriminimet zbatimi nuk është në nivel të mjaftueshëm”, u shpreh ai.

Serri akuzoi zyrtarët institucional të cilët kanë dështuar në mbrojtjen e rasteve mbi të drejtat e njeriut, siç është rasti i vrasjes së fëmijët ashkali në Fushë-Kosovë.

“Zyrtarët kundër diskriminimit duhet të jenë më të dobishëm që t’i përmbushin objektivat e tyre. Ka pasur evente specifike së fundi në të cilat kanë dështuar të mbrojnë rastet siç kemi rastin e fëmijës ashkali në Fushë-Kosovë dhe gruas rome. Diana Kastrati është fakt që ka paraqitur se sistemi gjyqësor në Kosovë duhet të përmirësohet”.

“Gjatë shumë viteve kemi tentuar të ndihmojmë Kosovën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ngritja vetëdijesimit në këtë drejtim është e rëndësishme. BE-ja nuk bën vetëm investime, por mbron të drejtat e njeriut”, tha ai.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, theksoi se ka moskoordinim të institucioneve për të drejtat e njeriut.

Sipas Jasharit, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm, derisa vazhdon zvarritja e procedurave ligjore.

“Ne jemi një zë për thirrje për të drejtat e njeriut. Të gjitha akteret janë se bashku. Mos-koordinimi i mekanizmave institucional që kanë të bëjnë me çështjet e drejtësisë ne vend. Ne kemi parë që tri shtyllat e pushteti legjislativ dhe ekzekutiv të cilët kanë shkallë të lartë të papërgjegjshmërisë”.

Jashari përmendi edhe vështirësitë mbi punësimin e të rinjve e cila mbetet sfidë e vendit.

“Asnjë udhëheqës i ekzekutivit nuk është dënuar. Sistemi gjyqësor vazhdon me zvarritje të procedurave gjyqësore. Kjo nuk duhej të diskutohet tash pas 20 vjetësh. Disa raste kemi parë që ekzekutivi për shkak të mos dijenisë të detyrimeve ligjore proceset mbesin peng i mangësive”.

“Kemi vështirësi edhe sfidë në përcaktimin e interesave nacionale të vendit. Siç kemi procesin e të rinjve, 30 kolegje private të cilat gjenerojnë numër të madh të të rinjve por që nuk kanë treg të punës”, tha ai.

Koordinatore e Zyrës për Qeverisje të mirë, Sadete Demaj-Kajtazi, njoftoj se Qeveria është në finalizim të planit për mbrojtjen e fëmijëve. Derisa theksoi se në Kosovë ka korniza ligjore por mungon zbatimi i tyre.

“Kosova ka korniza ligjore por problemi është të zbatimi i tyre. Ka progres në fushën e zbatimit si legjislacionit dhe politikave për të drejtat e njeriut”.

“Jemi në proces të finalizimit të planit të punës për të drejtat e fëmijëve. Vërehet një angazhim dhe reagim me serioz të institucioneve në rekomandimet e avokatit të popullit. Të cilat shkojnë në funksion të përmirësimit të legjislacionit dhe politikave”, u shpreh ajo.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Qeverisjes Lokale, potencoi se problemet dhe sfidat mbi të drejtat e njeriut mbesin në implementim.

“Respektimi i të drejtave të njeriut është mekanizëm kryesor i komunave. Problemet dhe sfidat mbesin në implementim. Shohim edhe një përparim. Janë krijua mekanizmat institucional, duke përfshirë komitetet obligative. Ka vështirësi dhe pavarësisht progresit vërejmë se nuk ka vlerësim pozitiv për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme