Zgjedhjet lokale – kërkohet që të merren parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:13 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka diskutuar për procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga VV-ja tha se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për procesin zgjedhor duhet të merren parasysh. Ai tha se KQZ-ja e ka një gjendje shumë të rëndë sa i përket zyrave.

“Këtu ka propozimi edhe për ndryshime ligjore. Janë edhe rekomandime të natyrës teknike që do të duhej të hynin në planin e punës së KQZ”.

“Ne duhet t’i diskutojmë edhe ato, se mund të ketë që mes tyre të ketë rekomandime që nuk përputhen me gjendjen reale”.

 “Mendoj se KQZ është në gjendjen më të keqe sa i përket infrastrukturës”

Arianit Elshani nga PDK-ja tha se rekomandimet e dala nga ndërkombëtarët të listohen dhe t’i rekomandohen Kuvendit.

“Vetëm ngrohja si shkas, e bën që të kërkohen hapësira. Ne kemi aktualisht zyrat që nuk e trajtojnë si duhet punëtorët e KQZ”.

Ibrahim Selmonaj, nga AAK-ja tha se rekomandimet duhet të jetësohen e jo të mbesin të shkruara, raporton EO.

“Ta nxisim vetveten në radhë të parë në mënyrë që në zgjedhjet që kanë me ndodhë me qenë më të përgatitur”.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se do ta shikojnë me vëmendje secilin rekomandim.

Në mbledhjen është bërë edhe zëvendësim i anëtarëve të kuvendeve komunale në Dragash, Vushtrri, Gllogoc, Gjakovë dhe Mamushë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme