Zgjedhjet në komuna “prishin” koalicionet për Qeverinë

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 08:32 | Nga

Pikërisht për shkak të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor 2017, po shihet vështirë i realizueshëm koalicioni paszgjedhor për formimin e institucioneve qendrore mes “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, pasi që këto dy të fundit janë rivalët kryesorë politikë në Komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Vitisë, etj.

Zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti, paraqesin njërën prej pengesave kryesore për arritjen e marrëveshjeve mes partive politike për formimin e Qeverisë së re.

Pikërisht për shkak të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen pas pak muajve, po shihet vështirë i realizueshëm koalicioni paszgjedhor për formimin e institucioneve qendrore mes “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, pasi që këto dy të fundit janë rivalët kryesorë politikë në Komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Vitisë, etj, shkruan “Zeri”.
Prandaj, nëse koalicioni PAN nuk arrin t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend, vendi me gjasë do të shkojë përsëri në zgjedhje, pasi që koalicioni LDK-AKR-Alternativa me shumë gjasë nuk do të arrijë marrëveshje me lëvizjen “Vetëvendosje” për bashkëqeverisje në nivel qendror, për shkak të këtij rivaliteti në nivel lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme