Zv.kryeministri Bislimi takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për ekonominë dhe turizmin

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Duke e uruar zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën e re, ambasadori Bencze shprehu gatishmërinë e shtetit hungarez që të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën në përputhje me prioritetet e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Bencze për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për fushat në të cilat Hungaria do të mund të kontribuonte më shumë në Kosovë në të ardhmen, veçanërisht në diplomacinë ekonomike dhe turizmin.

Të ngjashme