Zyrtarizohet edhe një kandidaturë për kryetar të Prizrenit

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Shaqir Totaj nënkryetar i PDK-së ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.

Totaj në “Direkt” tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.

“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”– ka thënë Totaj.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit.

Të ngjashme