“Politraumë e rëndë dhe gjendje jostabile”, flasin nga QKUK për fëmijën e lënduar nga aksidenti në Dollc

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë i ndodhur në Dollc të Klinës la të vdekur një 43-vjeçar dhe katër persona të tjerë të lënduar.

Familja nga Peja humbi kryefamiljarin, ndërsa bashkëshortja me tre fëmijë të mitur mbetën të lënduar.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e njërit prej fëmijëve që po trajtohet në QKUK është e rëndë.

“Politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, kirurgjia spinale dhe ortopedët janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Të ngjashme