Popoviq: “Republika Srpska, shembull si ta ruajmë Kosovën tonë”

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Inovacion e Teknologji Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, ka shfrytëzuar atë që në Republika Srpska dhe në Serbi quhet ditë e shtetësisë së entitetit politik serb në Bosnjë e Hercegovinë për ta përkujtuar Kosovën, transmeton Koha.net.

“Republika Srpska është krijuar me shumë viktima të popullit tonë me dëshirën që të ketë liri e pavarësi. Për këtë arsye ajo edhe sot është shembull se si duhet t’i ruajmë interesat tona kombëtare, para së gjithash Kosovën dhe integritetin territorial të Serbisë”, citon novosti të ketë thënë Popoviq.

“Sot nuk guxojmë të heqim dorë nga ajo se Kosova është Serbi dhe se e tillë, sado të vështira të jenë rrethanat, do të mbetet përgjithmonë”, ka thëni ai .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme