Poroshenko kërkon ndihmën e NATO-s: Putin dëshiron ta aneksojë të gjithë Ukrainën

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka kërkuar nga NATO që të vendosë anije luftarake midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi që sipas tij, Presidenti rus, Vladimir Putin, synon ta aneksojë të gjithë Ukrainën.

Mirëpo aleatët perëndimorë deri më tani nuk kanë premtuar se do të veprojnë në përputhje me kërkesat e Presidentit ukrainas, pavarësisht paralajmërimeve të tij se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Mos u besoni gënjeshtrave të Putinit. Ai do që të mbizotërojë perandoria e vjetër ruse. Ai mendon se perandoria e tij nuk mund të funksionojë pa Ukrainën. Putin e sheh Ukrainën si koloni të Rusisë”, ka thënë Poroshenko për Bild.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme