Poroshenko: Në lindje të Ukrainës po ndodh një luftë e nxehtë

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 16:40 | Nga

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se në lindje të vendit nuk po ndodh një “konflikt i ngrirë”, por një luftë e nxehtë.

Poroshenko në një intervistë për kanalin britanik Sky News, foli mbi krizën në Donbas, njoftuan nga qendra për media e Presidencës së Ukrainës.

Poroshenko theksoi se disa qarqe janë duke e kualifikuar si “konflikt të ngrirë” gjendjen në lindje të Ukrainës. “Theksoj se, kjo (gjendja në Donbas) nuk është konflikt i ngrirë, por është sulmi i nxehtë i Rusisë ndaj vendit tim”, tha Poroshenko.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme