Portieri i Manchester Cityt, Ederson, ka marrë pjesë në ushtrimet para ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Feyenoordit.
Braziliani u largua më herët nga ndeshja me Liverpoolin pasi Sadio Mane e qëlloi me këmbë në fytyrë në një përplasje për top.
Ederson pati tetë qepje, por duket se nuk ka pasur tronditje pasi ishte pjesë e ushtrimeve të martën.
24-vjeçari, që tani bartë helmetë, shpreson të luajë ndaj Feyenoordit këtë mesjavë.