Portieri i Bournemouthit, Ramsdale, ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, thotë se ka testuar pozitiv me koronavirus në raundin e dytë të testimeve, tri ditë pasi kishte rezultuar negativ në raundin e parë.

Premier League ka njoftuar të dielën se një nga lojtarët ka dal pozitiv me koronavirus në raundin e dytë të testimeve, por nuk ka njoftuar për identitetin e tij.

“Testi im në fillim të javës së kaluar para se të fillonim stërvitjen ishte negativ”, ka thënë Ramsdale për “The Sun”. “Kështu që javën e kaluar kam bërë gjëra të zakonshme, kam shkuar në supermarket e po ashtu në pika të karburantit. Por, kam qenë i kujdesshëm njëjtë si para mbylljes. Duket se jam infektuar në vizitat nëpër shitore”.

Ramsdale ishte rikthyer në stërvitje kur Premier League i ka lejuar klubet t’i kthehen seancave stërvitore në grupe të vogla, duke u mbajtur distanca sociale mes lojtarëve.

Ramsdale 22-vjeçar ka thënë se nuk kishte ndonjë simptomë dhe është vetizoluar.

“Kam shtatë ditë në izolim në shtëpi. Nuk është ideale, sa i përket stërvitjes. Klubi ka qenë fantastik. Lojtarët dhe veçanërisht stafi kanë thënë se nëse më duhet ndonjë gjë të kërkoj. Gjërat si blerjet në shitore, ata do t’i lënë te dera”, ka shtuar Ramsdale.

Klubi të dielën ka njoftuar se kompleksi stërvitor ende është ambient i sigurt, pasi i është përmbajtur rregulloreve strikte.

Të ngjashme