Pozat e qeveritarëve në veri janë naivitet, serbët po duken si viktima

Prishtinë | 06 Pri 2024 | 17:00 | Nga Milazim Krasniqi

Për ta shmangur presionin ndërkombëtar pas sulmit terrorist në Banjskë, Serbia ka filluar t’i paraqesë serbët e veriut si viktima të zullumit të qeverisë Kurti. Prandaj serbët atje nuk po reagojnë, thjesht po sillen si të ishin viktima.

Faktikisht po kanë sukses, sepse presioni ndërkombëtar është koncentruar mbi qeverinë Kurti dhe mbi Kosovën.

Kërkesa për Asociacionin tashmë është bërë ultimative: ose formohet Asocacioni urgjent, ose rrëzohet qeveria. Ndërsa qeveria Kurti po krekoset se si gjoja i ka disiplinuar serbët në veri.

Pozat e qeveritarëve në veri vërtet janë naivitet. Ato poza vetëm sa e ushqejnë me karburant bojkotin dhe rebelimin e mundshëm të serbëve atje dhe po i krijojnë alibi Serbisë për militarizimin e kufirit me Kosovën.

Nuk arrij ta kuptojë këtë qasje të qeverisë Kurti, a është pasojë e mendjelehtësisë, apo lëvizje me qëllim drejt konfliktit.

Ose e treta, me gjasë ka vendosur t’i ikë përgjegjësisë, duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj po bën filma në veri.

Por Kurti do të duhej ta kuptonte se në këso rrethanash, zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje.

Nëse serbët e bojkotojnë regjistrimin dhe nëse i bojktojnë edhe zgjedhjet, atëherë mbetet vetëm që Kurti të shkojë e t’ua bëjë për hajr autonominë.

Të ngjashme