Pozita kërkon që ta vizitojnë veriun, opozita do që fillimisht të vlerësohet situata

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 12:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë propozuan që të vizitohen katër stacionet policore në veri të vendit, por që u kundërshtua nga partitë opozitare, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, propozoi që si Komision për Siguri të bëjnë një vizitë në veri të vendit. Kundër këtij propozimi ishte kryetari i Komisionit, Bekë Berisha.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, kërkoi fillimisht mendim profesional nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

“Unë mendoj se t’i bëjmë kërkesë drejtorit të policisë dhe të na jap një mendim profesional apo një vlerësim të situatës se a mundemi me shkuar atje. Ne së paku duhet t’u krijojmë kushte më të mira atyre policëve”, tha Qalaj.

Për kidnapimin e tre zyrtarëve policor, foli edhe Bekë Berisha, kryetari i Komisionit, raporton EO.

“Unë solidarizohem me familjet e zyrtarëve të kidnapuar nga xhandarmëria serbe, një gjë nuk po e kuptoj nga Qeveria. Pse duhet me u thënë grupe kriminale njerëzve që punojnë me rrogë, që janë duke punuar me urdhra e me detyra të caktuara. Shteti i Serbisë ka vrarë e ka bërë gjenocid në Kosovë, se kur t’i thuash grupe kriminale, Vuçiqi thotë se ato janë grupe kriminale dhe unë nuk mundem me i ndalë”, u shpreh Berisha.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme