PPSE prezanton 25 produkte me potencial të zhvillimit të turizmit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat (PPSE) ka prezantuar raportin “Zhvillimi i produkteve të turizmit”. Aty janë prezantuar 25 produkte me potencial të zhvillimit të turizmit, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e PPSE-së, Argjentina Grazhdani, tha se qëllimi i këtij prezantimi është shpalosja e ideve se rreth llojeve te produkteve të cilat mund të zhvillohen në Kosovë. Ajo bëri të ditur se do të fokusohen në Prishtinë, Prizren dhe komunat në Veri.

Për tu zhvilluar këto produkte, sipas Grazhdanit, nevojitet mbështetje edhe nga faktori politik.

“Qëllimi i këtij prezantimi është të shpalosen idetë se cilat janë produktet të cilat mund të zhvillohen në Kosovë në vende të caktuara. Cak i këtyre ideve janë Prishtina, Prizreni dhe komunat në veri. Zhvillimi i këtyre produkteve implikon edhe faktorin politik për shkak se duhet mbështetja edhe nga ta”.

Ndërsa Anthony Jullien nga “MDP Consulting and Engineering” tha se Kosova ka potencial të madh dhe reliev të mirë.

“Kosova ka një potencial të mirë me një reliev mjaft të mirë.  Turizmi është 10 për qind e GDP-së botërore. Kemi  25 produkte të cilat i kemi përshkruar dhe janë disa informata të modelit të biznesit. Kemi disa çështje që kanë të bëjnë me ambientin, çështje sociale dhe përfundimisht do të japim disa ide se ku mund të zhvillohen këto ide”.

Ai deklaroi se aktivitetet e tyre do t’i zhvillojnë në resurset malore të Kosovës. Jullien bëri të ditur se kanë vizituar Bogën e Brezovicën dhe tha se në këto lokacione mund të zhvillohen produkte për të gjitha stinët.

“Së bashku kemi disa kategroi të ndryshme, pra kemi produkte për katër sezona. Resortet malore, pse këto, për shkak se Kosova ka resurse malore dhe ne mendojmë që këtu mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Kemi vizituar Bogën, Brezovicen dhe këtu mund të zhvillohen produkte të ndryshme për të gjitha stinët”.

Të ngjashme