Prandaj është i mirë ndërrimi i pushtetit, për 6 muaj Kosova “po lulëzon”

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Ndrrimi i pushtetit është gjëja më e bukur që ekziston në demokraci.

Kur ishin opozitë qeveritarët e sotëm, çdo moment kanë fol qysh Kosova është shkatërruar që 20 vjet, qysh është vendi më i varfër i Evropës, qysh s’ka as shpresë as jetë.

Ndërsa opozita aktuale kur ishin në pushtet flisnin për lulëzimin e Kosovës gjithandej.

Rrap tap i ndërruan karriget, tash ata që thonin Kosova ishte mjerim, për 6 muaj u bë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, gjithçka po lulëzon.

Ndërsa pushtetarët e dikurshëm, tash në opozitë po thonë që bash tash Kosova është shumë keq. Dmth për 6 muaj e mori teposhtëzen.

Të ngjashme