Ekonomia Online
FUNDIT

Prangoset një person në Skenderaj nën dyshimin për “Lëndim të rëndë trupor”

Prangoset një person në Skenderaj nën dyshimin për “Lëndim të rëndë trupor”

Policia ka arrestuar sot një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit pistoletë […]

Policia ka arrestuar sot një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit pistoletë me gas, së bashku me gjashtë fishekë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme