Prebreza: Dorëzuam mbi 60 dosje për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se të martën janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja.

Sipas tij, janë përfshirë dokumente lidhur me planin urbanistik në Fushë-Kosovë, derisa ka shtuar se vendimet lidhur me të kanë qenë të paligjshme.

Sipas njoftimit që ka dhënë ai, dosjet janë dorëzuar në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

“Ky dokumentacion përfshin dokumente për kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë. Kërkojmë nga ky departament që të hetohet paligjshmëria e këtyre vendimeve. Shpresojmë që ky hetim t’i nxjerrë para organeve të drejtësisë të gjithë ata që i kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka thënë ai përmes një videoje në Facebook.

Komunën e Fushë-Kosovës deri në zgjedhjet e fundit lokale e ka udhëhequr Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja ka udhëhequr me Fushë-Kosovën që nga paslufta.  

Të ngjashme