Prej se ka ardhur në pushtet kjo qeveri, jeta është ndalur në Kosovë – Nuk ka investime, nuk ka punë, njerëzit po ikin si në kohën e pushtimit

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 19:28 | Nga Sali Rexhaj

Kryeministri Albin Kurti është njeriu i fundit në Kosovë i cili mund të flasë për respektimin e ligjit në Kosovë.

Të gjithë e dimë se prej se ka dalë ne skenë ka rënë ndesh me ligjin e Kushtetutën, kurrë asnjë tubim, protestë as demonstratë nuk e ka lajmëruar siç e parasheh ligji. Kurrë nuk është paraqitë në polici, prokurori as gjykatë, çdo herë është dashtë te sillet me detyrim apo me dhunë.

Me muaj te tërë ka qendruar ne ilegalitet duke iu shmangë perballjes me ligjin për veprat penale, të cilat disa herë kanë përfunduar me lendime të rënda mbi policë e demonstrues. Ka pasë edhe te vrarë per kauza të shpikura të cilat sot pas ardhjes në pushtet janë harruar.

Kurrë nuk i ka paguar ai apo VV-ja dëmet të cilat janë shkaktuar mbi pronën publike apo private.

Dhe ja tani demagogjia e tij se ka vendosë që ta zbato ligjin me tabela të veturave në Veri, duke rrezikuar prishjen e raportet me BE-në dhe me SHBA-në, dhe duke i dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë për zhagitje të negociatave për një marrëveshje përfundimtare.

Ta merr mendja se Kosova është anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së e anëtare e të gjitha organizatave të tjera të rëndësishme per nje shtet te forte e te zhvilluar. Ndersa ne fakt jemi shteti me i izoluar ne Evrope me probleme te medha ne shtrirje te pushtetit.

Prej se ka ardhë në pushtet kjo qeveri, jeta është ndalë ne Kosove. Nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punë, e njerëzit po ikin si në kohën e pushtimit, çmimet kanë fluturuar ne qiell e inflacioni eshte me permasa galopante, nuk ka rrymë, ndërsa shëndetësia e arsimi janë para falimentimit.

Nese vazhdon ky trend, Kosova do të mbetet vend i shkretë e Kurtit nuk i mbetet tjeter pos t’ia vërë dryrin e te shko te familja ne Norvegji, ose andej nga ka ardhë.

Të ngjashme