Prelec: Duhet marrëveshje e negociuar për të ndalur shpërthimin e një lufte të vogël në Veri

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Marko Prelec analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka shkruar për ngjarjen e ndodhur në veri të Republikës së Kosovës ku një grup terroristësh të armatosur kanë vrarë një polic të Kosovës dhe kanë plagosur dy të tjetër.

Prelec ka thënë se padyshim që ky grup ka qenë i tranuar profesionalisht. Ai ka shkruar se ka pasur të arrestuar edhe nga banorët lokalë të cilët kanë zbuluar lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës duke komunikuar përmes radiolidhjeve, shkruan Express.

“Jo e pazakontë kur kaq shumë armiqësi mes policisë dhe popullatës lokale”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministri i Republikës së Kosovës mund të ndalojnë “shpërthimin e një lufte të vogël”.

Për Vuçiqin, thotë se mund ta bëjë duke ndërprerë armatimin, dhe për kryeministrin Albin Kurti thotë se duhet të tërheq njësitë speciale.

Prelec thotë se shanset për ta bërë të dy një gjë të tillë në mënyrë të njëanshme janë pothuajse zero dhe sipas tij ka nevojë për një marrëveshje të negociuar.

Të ngjashme