Premtimet korruptive dhe votat me mashtrim
Kur premton diçka në politikë dhe me ato premtime fiton vota dhe më pas nuk i realizon por i shkel ato, kjo do të thotë që premtimet, parimet dhe politikat i ke pasur dhe i ke korruptive.
– Ky lloj korrupcioni është si hajnia.
– Këtu hajn është premtuesi
– Këtu pasurohet rrenci
– Këtu janë votat e vjedhura me mashtrim
– Këtu i dëmtuar është votuesi
– Këtu mashtrues është pushtetari në karrige
– Këtu pëson krejt shteti
Në këto raste votat e vjedhura me premtime korrutive mund bëhen edhe më të dëmshme se parat e vjedhura.
Shumë simpati dhe shumë vota Qevria aktuale i ka fituar në emër të parimit VETËVENDOSJE JO NEGOCIATA – sepse këtë parim e ka lidhur me kauza tjera. Ky parim prandaj del të jetë korruptiv. Qe pse. Sepse është shtruar kështu :
– Jo dialog pa zgjedhjen e problemit të Luginës
– Jo bisedime pa ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë
– Jo negociata pa kërkim falje nga Serbia
– Jo dialog pa i kthyer të pagjeturit
– Jo negociata me Serbinë por bashkim me Shqipërinë
– Jo bisedime pa ndëshkimin e kriminelëve të Serbisë
– Jo negociata pa i paguar dëmet që i ka shkaktuar Serbia
Jo negociata pa ……….
Vazhdone listën ju lexues – ka edhe politika dhe ide të tjera korruptive me të cilat u fituan shumë vota e të cilat u shkelën dhe po shkelen.
Poshtë korrupcioni politik e ideologjik.