Presidenti afgan largohet nga vendi, talebanët e kërkojnë

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani është larguar nga vendi.

Ali Ahmad Jalali, një akademik me qendër në SHBA dhe ish-ministër i brendshëm afgan, ka të ngjarë të emërohet për të drejtuar një administratë të përkohshme në Kabul, shkruan Jerusalem Post, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani thuhet se është larguar nga vendi, sipas kanalit të lajmeve të Afganistanit Tolo News.

Zyra e presidentit afgan i tha Reuters se ata “nuk mund të thonë asgjë për lëvizjen e Ghanit për arsye sigurie”.

Një zyrtar taleban tha se ata po kontrollojnë “nëse Ghani është larguar nga Kabuli apo jo”.

Ghani do të heqë dorë nga pushteti në orët e ardhshme ndërsa talebanët pushtuan Kabulin të dielën dhe një qeveri e re e udhëhequr nga talebanët do të formohet në orët e ardhshme, sipas Al Arabiya.

Mullah Abdul Ghani Baradar i talebanëve po përgatitet të arrijë në Afganistan, sipas një zyrtari në Doha.

Më herët, ministri i Brendshëm në detyrë Abdul Sattar Mirzakwal tha në një fjalim televiziv se do të ndodhte një tranzicion paqësor, por ende nuk janë konfirmuar detaje.

Të ngjashme