Presidenti i Getafes, Angel Torres ka konfirmuar se skuadra e tij nuk do të udhëtojë drejt Italisë për takimin e tyre të planifikuar ndaj Interit në Ligën e Evropës.
I gjithë futbolli është pezulluar në Itali deri në 3 prill, ndërsa Shoqata e Futbollistëve Spanjollë po bënë thirrje për një bllok të ngjashëm si në Itali.
Qeveria Spanjolle ka ndaluar fluturimet direkte nga Italia deri në 25 mars, kështu që mbetet të shihet se si ose nëse skuadrat do të udhëtojnë për ndeshjet e tyre të UEFA-së.
Këtë të enjte, Roma synon të luajë në Sevilla, ndërsa Getafe do të udhëtojë në Milano për ndeshjen ndaj Interit.
Tashmë është konfirmuar se ndeshja e 1/16-tës do të luhet me dyer të mbyllura, por rajoni i Lombardisë së Italisë është më i prekuri në Evropë me coronavirus dhe kjo e shqetëson tej mase klubin spanjoll dhe në veçanti presidentin e klubit.
“Në qoftë se kjo situatë nuk ndryshon shumë, Getafe nuk do të udhëtojë për në Itali nesër (e mërkurë)”, ka thënë fillimisht Torres për Onda Cero të martën.
“Ne kemi kërkuar që UEFA të konsiderojë një alternativë për të luajturit në Milano. Ne kemi kërkuar ndihmë edhe nga Federata Spanjolle”.
“Nëse duhet të humbasim ndeshjen, do ta humbasim atë. Unë nuk do të marrë ndonjë lloj rreziku”, përfundoi i pari i Getafes.