Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Vlerësimi për dekoratat, kompetencë vetëm e kreut të shtetit

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kthyer ligjin për dekoratat. Begaj ka thënë se kjo kompetencë i takon Presidentit të Republikës.

“Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato.

Gjykata Kushtetuese ka cilësuar në jurisprudencën e saj, lidhur me statusin dhe pozicionin e institucioneve/organeve të pavarura kushtetuese se: “Kjo pavarësi nuk është thjesht një privilegj i tyre, por një prerogativë e vërtetë dhe e domosdoshme, e cila u jep më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe efikasitet organeve dhe institucioneve kushtetuese në ushtrimin e detyrave të tyre”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme