Presidenti Biden: Shumica e palestinezëve s’kanë të bëjnë me sulmet e Hamasit, por po vuajnë si rezultat i tyre

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, ka thënë se nuk duhet të harrohet fakti që shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kanë lidhje me sulmet e Hamasit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se palestinezët po i vuajnë pasojat e sulmeve të Hamasit.

“Ne nuk duhet ta harrojmë faktin se shumica dërrmuesve e palestinezëve nuk kishin asnjë lidhje me sulmet e tmerrshme të Hamasit, dhe janë duke vuajtur si pasojë e tyre”, ka shkruar ai.

Të ngjashme