Presidenti dhe gazetari pa komplekse i AP-së, me fashë në hundë e interviston Putinin

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i njërës prej agjencive më të njohura të lajmeve në botë, Associated Press, Gary Pruitt, ka bërë një paraqitje të pakomplekse gjatë një “ballafaqimi” gazetaresk me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai, në një takim online ku i bëri pyetje njërit prej njerëzve më të fuqishëm në botë, u shfaq me një “fashë” në hundë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Pruitt u paraqit kështu në publik.

Njëjtë veproi edhe më 15 maj, kur nga New Yorku bëri një deklaratë në lidhje me sulmin ushtarak izraelit në ndërtesën ku ishte zyra e AP-së dhe selitë e disa organizatave tjera të lajmeve, në Gaza.

E në muhabetin me Putinin, Pruitt e pyeti presidentin rus se çfarë duhet të bëjnë Amerika dhe Rusia, për të përmirësuar nivelin e besimit dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

Përgjigja që mori ishte se nuk është Rusia ajo që i solli raportet mes dy shteteve deri në atë, që shefi i AP-së e quajti “nivelin më të ultë në histori”.

“Nuk ishim ne që e bëmë këtë. Ne nuk i bëjmë hapat e parë – po flas për hapat që degjeneruan raportet tona”, tha Putin.

Të ngjashme