Presidenti finlandez thotë se është i hutuar nga komentet e Erdoganit

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ka thënë se është “i hutuar” për komentet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se nuk e sheh si diçka pozitive aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ninnisto tha se në një bisedë telefonike para dy muajve më parë, Erdogan i kishte thënë se e vlerëson të favorshme aplikimin për anëtarsim të Finlandës në NATO.

“Të jem i sinqertë, jam pak i hutuar, sepse pata një bisedë telefonike me Presidentin Erdogan rreth një muaj më parë. Dhe në fakt, ai tha se ne do ta vlerësojmë të favorshme. Kështu që ju duhet të kuptoni që unë jam pak konfuz. Ajo që dëgjuam dy ditë më parë ishte ndryshe, pastaj dje ne përsëri dëgjuam se Turqia është e hapur për anëtarësimin tonë, por , u kthye në anën jo ose le të themi në anën negative”, tregoi Niinisto gjatë një konference për shtyp në Helsinki, ku edhe njoftoi se edhe zyrtarisht Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Tutje presidenti i vendit nordik tha se pret një përgjigje të qartë nga Turqia, raporton Reuters.

“Unë mendoj se ajo që na duhet tani është një përgjigje shumë e qartë. Jam i përgatitur të kem një diskutim të ri me Presidentin Erdogan për problemet që ai ka ngritur”, u shpreh Niinisto.

Erdogan tha të premten se nuk po e sheh si pozitive anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke akuzuar të dy qarqet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Të ngjashme