Presidenti gjerman nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda e Steinmeier

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në 27 vitet e fundit një president gjerman do të vizitojë Shqipërinë.

Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë në Shqipëri mëngjesin e datës 1 dhjetor dhe do të qendrojë për të zhvilluar një vizitë dy ditore.

Sipas agjendës së publikuar nga presidenca gjermane, në ora 10:00, Steinmeier do të pritet në presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Më pas, për rreth 30 minuta, dy presidentët do të kenë një dalje për mediet, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Në orën 11:30, presidenti gjerman do t’i drejtohet seancës plenare, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.

Në agjendë, Frank-Walter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.

Gjatë qendrimit dy ditor në Shqipëri, Begaj do të zhvillojë një vizitë në Berat dhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia me Gjethe”.

Vizita e presidentit Gjerman, Steinmeier vjen vetëm 5 ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të zhillohet në Tiranë. Gjithashtu, vizita vjen edhe si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmaier e zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit hapën nisën bisedimet për antarësim në Bashkimin Europian.

Të ngjashme