Joao Felix, i cili është një prej lojtarëve të rinj të talentuar dhe një nga futbollistët më të kërkuar nga ekipet e mëdha europiane, mund të vazhdojë të qëndrojë te Benfica edhe për një sezon tjetër.
Lajmi u konfirmua nga presidenti i klubit portugez, Filipe Vieira. Numri një i luzitanëve deklaroi se 19-vjeçari ka një kontratë 5-vjeçare me ta dhe për këtë nuk e shikon të arsyeshme t’i ofrojë rinovimin e kontratës.
Ai shtoi se lojtari ka një klauzolë prej 120 milionë Eurosh dhe për këtë arsye nuk ndihen të shqetësuar nga “kërcënimet” që mund të vijnë nga ekipet e tjera./supersport.al