Ekonomia Online
FUNDIT

Presidenti i Italisë uron Kosovën, premton mbështetje në konsolidimin e institucioneve

Presidenti i Italisë uron Kosovën, premton mbështetje në konsolidimin e institucioneve

Me rastin e 17 shkurtit – ditës së pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidentin i Italisë, Sergio Mattarella. Në letrën e Mattarella-s përveç urimit thuhet se, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane. “Në […]

Me rastin e 17 shkurtit – ditës së pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidentin i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e Mattarella-s përveç urimit thuhet se, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane.

“Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes, Mattarella, ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan.

“Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur angazhimeve tona”, thuhet në telegramin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Të ngjashme