Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës: Presim organizim të mirë të Lojërave Mesdhetare, mund të siguroni medalje përveç xhudos

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos ka zhvilluar vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.  Pasditen e së hënës ai është pritur nga Ismet krasniqi, presidenti i KOK-ut.

Capralos i përshëndeti të pranishmit me fjalën “Mirdita”, duke thënë se i kupton edhe disa fjalë në shqip. Ai bëri të ditur se gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në një konferencë për medie ai tha se sporti në përgjithësi po kalon ditë të vështira, por që sportistët kosovarë mund të sigurojnë medalje përveç xhudos.

Madje tha se presin organizim të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030, për çka tha se KOK-u e ka edhe mbështetjen e Qeverisë.

“Unë e kam takuar Kurtin në verë kur ai erdhi në Greqi ku folëm për lojërat 2030, po ashtu kemi takuar edhe ministrin Çeku, kemi pasur takime interesante. Është hera ime e parë në Kosovë po jam i lumtur që mu dha një mundësi për të parë nga afër zhvillimet në sport”.

“Është një kohë e vështirë në përgjithësi për sportin në Evropë, andaj do të doja të iu them se jam i kënaqur me rininë dhe sportin në Kosovë. Kemi dëgjuar për fëmijët të cilët mund të praktikojnë sportet në shkollat e tyre dhe gjithashtu ju keni arritur një mundësi të mirë”.

Sipas Capralos, Kosova po shkëlqen në sportin e xhudos dhe u shpreh i sigurt  që në ardhmen që sportistët kosovarë do të marrin medalje edhe në sportet e tjera.

“Ne do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në sport edhe e fundit por jo nga rëndësia që ne jemi këtu për të ndihmuar të sjellim medalje, çmime etj.  Ju keni arritur të merrni medaljen të arta në xhudo në Tokio andaj edhe në Paris mendoj se do ndodh e njëjta”, tha ai.

“Qeveria juaj është duke i u mbështetur, gjë e cila do vazhdoj tutje edhe gjatë organizimit të lojërave olimpike 2030. Çdo gjë është e mundur andaj mbetet të shihet se çfarë organizimi do të bëj Kosova”.

Përderisa Krasniqi tha se me presidentin Capralos biseduan për aktivitetet, dhe u përgëzuan për punën bërë deri më tani.

Ai bëri të ditur se në takim me kremastarin Kurti biseduan rreth organizmit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Të ngjashme