Një takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për shkak të përkeqësimit të situatës në rajon, raporton Tanjug.
Ministrat e Jashtëm, Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Drejtori i BIA, Bratislav Gasic, ishin në takim me Presidentin Vuçiq.
Është njoftuar se pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet gazetarëve.