Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka shpjeguar sipas tij arsyet e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.
Ai beson se sulmuesi portugez vendosi të transferohet në futbollin italian te skuadra e Juventusit për shkak të taksave më të ulta.
“Faktori i taksës ka ndikuar shumë. Në Spanjë, për ligjin Beckham paguante 50 për qind në taks, në Itali paguante 100 mijë euro, çfarë do të kishit bërë ju?”, deklaroi Tebas për “AS”, përcjell “lajmi.net”.
“Nëse unë paguaj 50 për qind në Spanjë dhe 20 në Itali, ku shkoj? Ronaldo ka zgjedhur një shtet më sfidues nga aspekti fiskal”, u shpreh Tebas.