Presidenti ndan Urdhrin e Lirisë për ish të burgosurin politik Rrahman Bahtiri

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë Urdhrin e Lirisë veprimtarit të ndjerë Rrahman Bahtiri.

Thaçi ka thënë se ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë, transmeton lajmi.net.

“Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi. 

Të ngjashme