Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka goditur Austrinë pasi që shteti ka përjashtuar disa imam të cilët janë të akuzuar që po e shpërndajnë radikalizmin islamik.
Presidenti ka kërcënuar për një luftë të mundshme në mes të Krishterëve dhe Myslimanëve pasi që Austria ka dhënë urdhër të mbyllën disa xhami si dhe të përjashtohen imamët turq.
Erdogan ka thënë në një fjalim në Stamboll “ Këto masa të marra nga Kryeministri i Austrisë, më bëjnë të frikësohem që bota është duke shkuar drejt një lufte në mes të kryqit dhe hënës.
Këto komente kanë ardhur një ditë pasi që Qeveria e Austrisë ka shpallur se mund të përjashtojnë deri në 60 imamë turk me familjet e tyre, si dhe do të mbyllë deri në shtatë xhami.
Këtë lëvizje turqit e kanë parë si veprim anti-islam, racist dhe diskriminues.
Partitë opozitare të Austrisë kanë thënë se e mbështesin këtë lëvizje të qeverisë, duke e quajtur këtë veprim “si të vetëm gjë të mirë që e ka bërë kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet”.