Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, u takua me Papa Françeskun në Vatikan, më 8 shkurt.
Lideri ukrainas dhe ai i Kishës Katolike kanë diskutuar për të ndaluarit në Krimenë e aneksuar, zonat në lindjen e Ukrainës nën kontrollin de fakto të separatistëve pro-rusë.
Rusia kishte marrë nën kontroll Krimenë në mars të vitit 2014, përmes një referendum kontravers duke dërguar ushtarët për të siguruar zonat qeveritare në gadishullin e Detit të Zi.
Një muaj më vonë, Moska nisi një konflikt në lindje të Ukrainës që la të vrarë më shumë se 13,000 persona.
Papa Françesku në shumë raste kishte kërkuar paqe në lindje të Ukrainës.Ai është lutur para samitit në mes të Zelenskiyt dhe presidentit rus Putin që pritet të mbahet më 9 dhjetor, duke shpresuar që palët do të zgjidhin këtë konflikt./rel/