Presidentja Osmani mbron ambasadorin Berishaj, i akuzon mediet

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin të enjten mbrëma u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar.

Presidentja Osmani, e pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët me homologun e saj letonez, ka thënë se është për keqardhje që konstatohet diçka për ambasadorin Berishaj pa u konstatuar nga organet e drejtësisë.

“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës, por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, por thjesht është shkruar nga një media. Ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore”.

“Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha ajo para gazetarëve.

Osmani citoi presidentin Biden, i cili pat thënë: “Rreziku më i madh në demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat”.

“Ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Natyrisht se e kam dekoruar shtetësinë dhe pozitën sepse janë kompetenca të plota të presidencës. Kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën dhe interesin e Republikës së Kosovës”.

“Sa i përket atyre që publikohen, dua ta potencoj atë që tha Biden: ‘Rreziku më i madh në raport me demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat’. Pres që për çdo çështje që publikohen, të konfirmohen dhe nëse nuk konfirmohet, natyrisht që ne procedojmë ashtu siç i kemi marr vendimet tona. Ne i besojmë ambasadorit tonë kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do t’i drejtoj këto çështje në organe të drejtësisë dhe të gjithë do të presim vendimin e organeve para se të bëjmë konstatime”, tha Osmani.

Të ngjashme