Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikes Edi Shukriu

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu.

Ajo ka thënë se ndarja nga jeta e Akademikes Edi Shukriu është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptar pasi ajo ishte e çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshë Edi Shukriut,
anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshë
shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, si dhe veprimtare e shquar politike dhe
inistiucionale.
Ndarja nga jeta e Edi Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare,
pasi ajo ishte një emër i çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë, fusha në të cilat
ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, ajo i
vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën,
duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore.
Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e
letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike.
Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj.
I përjetshëm kujtimi për Edin!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes
Osmani.

Të ngjashme