Ekonomia Online
FUNDIT

Presidentja Osmani takon Miroslav Lajcakun, njeriun më të kritikuar nga Qeveria, tregon çfarë foli me të

Presidentja Osmani takon Miroslav Lajcakun, njeriun më të kritikuar nga Qeveria, tregon çfarë foli me të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akzuuar rëndë Lajçakun.

E Lajçak ka folur me Osmanin lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes së plotë të Brukselit dhe anekesit të Ohrit.

Po ashtu është folur edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

”Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksoi se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

In New York, I met with @MiroslavLajcak to discuss recent developments in the dialogue.

Emphasized that its success is linked to a balanced and full implementation of the Brussels agreement and Ohrid annex, as well as the removal of EU measures that are affecting our citizens. pic.twitter.com/A3y7spnrCV

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 20, 2023

Të ngjashme