Ekonomia Online
FUNDIT

Presidentja Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani

Presidentja Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani. Me përulësi dhe respekt të thellë, Presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. “Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. […]

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.

Me përulësi dhe respekt të thellë, Presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

Të ngjashme