Presidentja Vjosa Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë që hap llogari në platformën Threads

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë zyrtarja e parë në Kosovë që i është bashkuar platformës së Meta-s, Threads.

Threads është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video.

Deri më tani miliona njerëz iu janë bashkuar platformës së Threads dhe presidentja Osmani gjithashtu është në mesin e tyre nën llogarinë.

Të ngjashme