Presion që Samiti i Sofjes të mos jetë për zgjerim

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 08:22 | Nga

Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve të BE-së takohen të enjten dhe të premten në Bruksel në një samit me një varg temash të rëndësishme, shkruan sot Koha Ditore.

Do të dominojnë temat, si tregtia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas kërcënimit të presidentit Trump për vendosje të tarifave për importin e prodhimeve nga çeliku dhe alumini, pastaj Brexiti, raportet me Rusinë pas sulmit me helm kimik ndaj një ish-agjenti në territorin e Britanisë së Madhe, raportet me Turqinë, por edhe Ballkani Perëndimor.

Rreth Ballkanit Perëndimor kryesisht do të flitet për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Sofjes në mesin e muajit maj dhe Strategjisë së Zgjerimit, që e ka miratuar para një muaji e gjysmë Komisioni Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme